Java e 8-të e Superligës së Kosovës në futboll sjell sot dy takime të rëndësishme.
Nga ora 15:00, Dukagjini në Klinë do të presë Prishtinën e Re. Një përballje e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku vendasit duan të shfrytëzojnë avantazhin e fushës së tyre, ndërsa mysafirët synojnë pikë të vlefshme për t’u larguar nga zona e rrezikut.
Në të njëjtën orë, Ferizaj sfidon në shtëpi Drenicën. Me trajnerin e ri, Nevil Dede dhe me vendin e fundit në tabelë, vendasit kërkojnë të ndalin serinë e rezultateve negative dhe të rikthejnë moralin para tifozëve të tyre.
Ndërkohë, të hënën, të gjithë sytë do të jenë te derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit, një duel që premton spektakël.
Dje u zhvilluan dy ndeshje interesante: Prishtina triumfoi në derbi ndaj Ballkanit me shifrat 1:0, duke e përforcuar pozitën e parë në tabelë, ndërsa Llapi arriti përmbysjen ndaj Malishevës dhe fitoi 2:1 si mysafir.
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...