Sot shënohet 13 prilli si Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.
Në shënimin e kësaj dite, këtë të diel më 14 prill 2024, QKRMT do të organizojë vizitë te memoriali “Heroinat” në ora 12:00, ku drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti, Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyhrete Tahiri Sulejmani do të mbajnë konferencë për medie, ndërkaq në ora 20:00 do të bëhet ndriçimi i kupolave të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë me ngjyrat e lules Anemonë simbolit të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës në Kosovë.
Ndryshe me propozim të Presidentes Vjosa Osmani, qeveria, 14 prillin e ka caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale./rtk
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...