Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, ka folur për takimin e djeshëm që e pati në Bruksel të Belgjikës, me dy kryenegociatorët e të dyja shteteve, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.
Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se dje i priti drejtuesit e të dyja ekipeve për takime dypalëshe dhe trepalëshe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe adresimin e çështjes së personave të zhdukur.
“Fatkeqësisht, seanca inauguruese e Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë nuk u zhvillua. Gati për të vazhduar pasi palët të jenë dakord”, ka thënë Sorensen.
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...