Halloween është një festë e njohur në shumë vende të botës. Kjo festë festohet më 31 tetor dhe është e njohur për kostumet dhe aktivitetet e fëmijëve dhe të rriturve.
Kjo festë ka fituar një dimension komercial, duke u bërë një nga festat më të njohura në botë, raporton Arbresh.info.
Në Kosovë, Halloween është një festë që ka filluar të fitojë popullaritet vitet e fundit, veçanërisht tek fëmijët dhe të rinjtë.
Të rinjtë dhe fëmijët vishen me kostume të ndryshme, shpesh të frikshme, si fantazma, vampirë, dhe superheronjë. Gjithashtu, organizohen festa kostumesh në shkolla dhe në ambiente të tjera.
Halloween-i ka evoluar në një ngjarje kulturore globale, duke përfshirë elemente të ndryshme nga traditat e ndryshme, si dhe një fokus në frikën dhe misterin
Edhe pse nuk është një festë tradicionale në krahasim me vendet e tjera, Halloween po bëhet një pjesë e rëndësishme e kulturës moderne në Kosovë, duke sjellë argëtim dhe kreativitet.
Kjo festë në vendin tonë përfshin disa aktivitete të veçanta, siç janë dekorimi i lokaleve dhe bizneseve, ndeja të veçanta, ku të gjithë të ftuarit duhet të maskohen.
Specifikë e veçantë në vendin tonë për nder të kësaj festë është gjuajtja me vezë, e cila preferohet më së shumti nga fëmijët.
Por, si ka lindur dhe pse festohet Halloween?
Samhain ishte një kohë kur njerëzit besonin se kufiri mes botës së të gjallëve dhe asaj të të vdekurve ishte më i hollë, duke lejuar shpirtrat të ktheheshin në tokë.
Për të ndihmuar në mbrojtjen nga këto shpirtra, njerëzit visheshin me kostume dhe ndiznin zjarre. Me kalimin e kohës, kjo traditë u përzi me elemente të krishtera, duke rezultuar në festën e ditës së të gjithë shenjtorëve, ose “All Hallows’ Eve,” e cila më pas u shndërrua në “Halloween.”
Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara, Halloween-u fitoi popullaritet në shekullin e 19-të, sidomos me imigrimin irlandez. Sot, festa është e njohur për aktivitete si “trick-or-treating,” dekorimin e shtëpive me frikacakë, dhe organizimin e festave me kostume.
Halloween-i është një mundësi për argëtim, kreativitet, si dhe normalisht për t’u frikësuar paksa./Arbresh.info/ Rita Jakupi/





Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...