Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka gjobitur KEDS-in me 30,000 euro pas konstatimit të gjashtë njehsorëve elektrikë me afat të skaduar verifikimi.
Sipas ministrisë, kontrolli është pjesë e verifikimeve të vazhdueshme të njehsorëve elektrikë në të gjithë Kosovën, ndërsa komisioni po vazhdon punën në terren në shtatë regjione.
Analizat laboratorike në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës kanë identifikuar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në disa njehsorë të testuar.
MINTI ka kërkuar zyrtarisht nga KESCO kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar dhe ka bërë të ditur se raportet do të përcillen çdo ditë si dëshmi.
Komunikata e plotë:
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) gjatë ditës së sotme ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 30,000 (tridhjetëmijë) eurosh ndaj KEDS-it, për shkak të konstatimit të gjashtë njehsorëve elektrikë me afat të skaduar të verifikimit.
Ky veprim është ndërmarrë në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të verifikimit të njehsorëve elektrikë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Komisioni Verifikues po vazhdon punën në terren në shtatë regjionet e vendit, me qëllim të identifikimit dhe adresimit të çdo parregullsie.
Rezultatet e deritanishme nga analizat laboratorike të kryera në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës kanë evidentuar pasaktësi në regjistrimin e orës dhe datës në njehsorët e testuar.
Në këtë drejtim, MINTI i ka dorëzuar zyrtarisht kërkesë KESCO-s për kompensimin e konsumatorëve të dëmtuar dhe do të vazhdojë të përcjellë në baza ditore raportet përkatëse si dëshmi
mbështetëse për këtë proces.
Njëkohësisht, Komisioni Verifikues është në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe organet e hetuesisë për trajtimin e mëtejmë të kësaj çështjeje.
MINTI mbetet e përkushtuar për transparencë të plotë dhe do të informojë qytetarët në baza të rregullta për çdo zhvillim, në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe trajtimit të ankesave të tyre.
Liverpool favorit për transferimin e Marcos Senesi
Silva drejt transferimit tek Inter Miami
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse pro...
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror