Vetëm 38 deputetë kanë qenë të pranishëm në sallën e kuvendit, kur është dashur që të hidhej në votim rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje për “mini Shengenin”.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se në mungesë të vendimmarrjeje, kjo pikë do të adresohet në seancën e radhës.
“Vetëm 38 deputetë janë në sall prandaj nuk kemi kuorum për vendimmarrje”, ka thënë Osmani.
Në mungesë kuorumi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar sot të votojë edhe rezolutën tjetër të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje përmes së cilës kërkohet nga Qeveria Hoti të vazhdojë aplikimet për anëtarësim të vendit në organizatat ndërkombëtare./eo
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...