Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës të enjten, në përpjekjen e nëntë, pasi nuk kaloi propozimi i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për votim të fshehtë për kryeparlamentarin.
Ndryshe nga herët e kaluara, nuk u propozua kandidati për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij refuzon mënyrën e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes deputetes Hykmete Bajrami, ka refuzuar pjesëmarrjen në votimin e fshehtë./Arbresh.info/
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...