Nesër do të fillojë implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje – Hyrje” në Pikë Kalimin e Përbashkët Kufitar Glloboqicë – Jazhincë.
Sipas njoftimit, ceremonia e inaugurimit do të nis nga ora 14:00, shkruan Arbresh.info.
Në këtë inaugurim do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla, Zëvëndëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski dhe delegacionet përkatëse.
“Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...
Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit...
Costa para vizitës në Kosovë dhe rajon: Angazhimi ndaj Ballk...
Kryediplomati shqiptar arrin në Presidencë, pritet nga Haxhi...
Haradinaj nis ditën në Drenicë: Vatër e atdhedashurisë dhe h...
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...