Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka falënderuar Zëvendëskryeministrin në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi për ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në takimin me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Ajo tha se bllokimi i fondeve për bujqit dhe mungesa e pikave kufitare sezonale janë probleme serioze që prekin drejtpërdrejt qytetarët tanë, shkruan Arbresh.info.
“E falënderoj Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Besnik Bislimi, për ngritjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në takimin me BE-në. Bllokimi i fondeve për bujqit dhe mungesa e pikave kufitare sezonale janë probleme serioze që prekin drejtpërdrejt qytetarët tanë.”, shtoi Sinani.
“Vlerësoj përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të qenë zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës.”, ka shkruar mes të tjerash ajo./Arbresh.info/
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar