Moti i ftoftë dhe erërat e forta që kanë kapluar Kosovën gjatë ditës së sotme, kanë lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Prishtinës, dhe po thuajse gjithë rajonin e Pejës për shkak të prishjeve elektrike që kanë ndodhur.
Këtë e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ku tha se përveç në këto dy zona, pjesë të tjera situata është më e qetë dhe nuk ka ndonjë prishje elektrike.
Buzhala bëri ditur se situata në qytetin e Pejës, është më emergjente.
“Erërat kanë shkaktuar dëme në rajonin e Prishtinës dhe në atë të Pejës. Në pjesë të tjera situata është e qetë, nuk ka ka ndonjë prishje madhore. Do të thotë gjendja është e mirë. Problematike është shumë gjendja në Pejë, kemi diku rreth tridhjetë shtylla rryme që janë prishur. Ekipet janë të terren, vazhdimisht duke punuar, i kemi dërguar dhe ekipe shtesë prej Gjakovës dhe presim që gjatë ditës të rregullohen”, tha zëdhënësi Buzhala.
Ndër fshatrat që kanë mbetur pa energji elektrike në Prishtinë janë ato të zonës më malore si Koliqi, Magurja, Grashtica, Keqekolla dhe Siqeva.
“Gjak kudo”, iraniani që iku nga vendi tregon për shtypjen b...
Quni distancohet nga manipulimi i votave: Rritja e votave në...
Endri befason me deklaratën, kënga dedikuar Benitës ka të bë...
Nxënësit e jashtëzakonshëm të Kosovës kthehen me 30 medalje ...
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...