Bekim Salihu, analist në institutin GAP, ka shkruar në lidhje me përbërjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës pas zgjedhjeve.
Ai ka thënë se në këtë Kuvend, LDK do të ketë 15 ulëse, PDK 12 ulëse, VV do të ketë 10 ulëse, AAK 7, Feim Kupina 4 dhe Nisma, Guxo dhe PSD nga një ulëse secila.
Salihu ka thënë se bazuar në këto rezultate, është problem të krijohet një shumicë në këtë Kuvend Komunal.
“Nëse fiton Përparim Rama, për të siguruar shumicën e thjeshtë në Kuvend, që nënkupton 26 vota, nuk i mjafton koalicioni me AAK-në dhe tri partitë e vogla (PSD, Guxo dhe Nisma). Pra, atij i duhet ose vota e Feim Kupinës, ose një koalicion me “elefantët” (PDK ose VV). LDK mund të llogarisë në një koalicion të lehtë me AAK-në, PSD-në dhe Nismën. Nëse fiton Hajrullah Çeku nga VV, edhe nëse i merr në koalicion Kupinën, AAK-në, Nismën, PSD-në dhe Guxon, prapëseprapë nuk e përbën shumicën e thjeshtë, gjë që nënkupton se për një qeverisje eventuale të VV-së në Prishtinë, do t’i duhej vota e PDK-së ose e LDK-së. VV, me këtë përbërje të Kuvendit Komunal, favorizohet nga Feim Kupina dhe lista Guxo”, ka shkruar Salihu.
Sipas tij, asnjë kryetar komune nuk mund të ndërtojë një qeverisje stabile dhe efektive pa e pasur shumicën në Kuvendin Komunal.
“Janë dhjetëra çështje dhe procedura që ndërlidhen ndërmjet Kuvendit dhe ekzekutivit, ndërsa më kryesorja është miratimi i buxhetit dhe planeve sektoriale e kapitale”, ka shtuar ai mes tjerash.
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...