Instituti Dekomratik i Kosovës ka bërë publike rezultatet e një sondazhi që tregon mes tjerash cilat do të jenë partitë më të votuara në Kosovë nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.
Sipas anketës, Lidhja Demokratike e Kosovës del partia e parë me 30 për qind, e cila pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me 23 %, kurse Vetëvendosje me 21 për qind.
Përpos kësaj, KDI ka shfaqur edhe disa mënyra të sondazhit të dialogut me Serbinë.
Të gjeturat tregojnë se shumica e kosovarëve, preferojnë që institucioni i Presidentit ta udhëheq dialogun e Brukselit, sipas preference i dyti për t`i drejtuar bisedimet del Kryeministri, kurse e treta dikush nga opozita.
Shumica e të anketuarve shqiptarë mendojnë se përfundimi i dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, kurse ndarjen askush nuk e sheh si opsion.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira