Elmira Raçi, nxënëse e gjimnazit “Ahmet Gashi”, nuk e di saktë se sa pikë i ka fituar, pavarësisht se janë publikuar rezultatet e testit të maturës. Fillimisht ajo pa në listë se mori 141 pikë, por një ditë pas iu anuluan më shumë se dhjetë pikë.
Sikurse Elmirës, pikë të testit të maturës shtetërore iu anuluan edhe të gjithë maturantëve në këtë gjimnaz.
Ata kanë shprehur shqetësim për parregullsi dhe manipulime të rezultateve. Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës ka treguar se parregullsi ka pasur edhe në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, raporton KTV.
Ai thotë se kanë pranuar shumë ankesa nga nxënësit, të cilat i kanë drejtuar në Ministrinë e Arsimit.
Ministria e Arsimit në anën tjetër ka thënë se bëhet fjalë për probleme teknike. Përmes një përgjigjeje me shkrim, kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj, ka thënë se rezultatet e para janë bartur për nga një vend në listë dhe askush nuk i ka pasur rezultatet e veta.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...