Rreth 50 shtyllat “Smart” të cilat janë vendosur në Komunën e Prishtinës në vjeshtën e vitit të kaluar po dalin të mos jenë dhe aq funksionale.
Edhe pse ky projekt u prezantua me shumë entuziazëm dhe me premtime për përmirësimin e jetës urbane, realiteti në terren është ndryshe, raporton Arbresh.info.
Sipas Komunës, këto shtylla janë dizajnuar për të qenë multifunksionale, duke ofruar ndriçim efikas, qasje falas në internet për deri në 500 persona njëkohësisht, si dhe informacione në kohë reale për vend parkimet e lira në qytet.
Mirëpo, jo të gjitha këto shërbime po funksionojnë, pasi që interneti falas ku është e supozuar të kyçen deri në 500 persona në të njëjtën kohë, nuk po funksionon.
Arbresh.info ka provuar që të lidhet me internet, i njëjti ka figuruar në sistem, mirëpo ka rezultuar të jetë jashtë funksionit dhe ka dështuar qasja në të.
Vlen të ceket se kyçja në internetin falas, është jashtë funksionit më shumë se një muaj.
Ndërkohë, ka kaluar pothuajse një vit që nga fillimi i implementimit të këtyre shtyllave inteligjente, projekt ky i cili ka kushtuar rreth 2.5 milion euro. Për një investim kaq të madh, pritjet ishin që funksionaliteti të ishte i garantuar dhe shërbimet të ishin lehtësisht të qasshme për publikun.
Sa i përket kësaj çështje, për Arbresh.info ka dhënë një përgjigje të shkurt zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.
Ai ka thënë se mund të ketë probleme teknike shkaku i punimeve në rrethinë, ndërsa thekson, se nuk kanë pranuar ndonjë informatë nga qytetarët.
“Nuk e kemi pasur këtë informatë nga qytetarët. Mund të ketë probleme teknike me internet dhe në disa pika, shumë pak nga 40 që janë gjithsej, për shkak të punimeve në rrethinë kemi shkëputje të shërbimit”, shton Lushaku.
Mbetet për t’u parë nëse Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë masa për të rregulluar këto mangësi, apo nëse ky projekt do të mbetet një shembull tjetër i premtimeve të parealizuara në infrastrukturën urbane të qytetit./Arbresh.info/ Rita Jakupi/
A do ta ftojë Driloni, Sarën në meçin e tij?
Liderët botërorë bëjnë thirrje për diplomaci dhe ulje tensio...
Ministria iraniane e Shëndetësisë: 224 persona të vrarë nga ...
Macron shpreson se konflikti Iran-Izrael do të ‘qetësohet’ n...
Humbi kontrollin mbi ‘Jet Ski’, shtetasi belg përfundon në s...
Konflikti Izrael-Iran, Kallas thërret takim me ministrat e j...