Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se i janë drejtuar Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Haxhiu bëri të ditur se përmes kërkesës së dorëzuar është kërkuar edhe vendosja e një mase të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit të Gjykatës.
Ajo ka shtuar se për këtë hap është njoftuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...