Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e paraparë të mbahet sot është shtyrë për një ditë tjetër pasi aty nuk kanë marrë pjesë deputetët e pozitës, raporton “Koha Ditore”.
Në këtë mbledhje ka qenë e paraparë të shqyrtohet Raporti me amendamente për Projektligjin për ndryshimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu ka thënë se rregullorja e punës i obligon që brenda 10 ditësh ta trajtojnë raportin e komisioneve funksionale për projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. Por, sipas saj, deputetët e pozitës po mungojnë me qëllim meqë kanë frikë se nëse marrin pjesë në komision raporti mund të mos kalojë për shkak se nuk e ka përkrahjen e opozitës.
“Ka një rrezik, më është thënë se nëse komisioni nuk e trajton brenda afatit atëherë raporti mund të shkojë në seancë pa rekomandim të komisionit. Qëllimshëm pozita po e bojkoton këtë takim vetëm pse janë të informuar se raporti mund të mos kalojë në komision”, ka theksuar ajo.
Raporti sipas saj, ka shumë probleme pasi siç ka thënë, ai adreson interesa private të grupeve dhe individëve të caktuar dhe lejon shuma marramendëse për subjektet politike.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim