Gjendja jo e mirë shëndetësore dhe pamundësia për të punuar për familjen tre anëtareshe është bërë e papërballueshme për familjen Poroshtica nga Hajvalia, shkruan arbresh.info.
Kryefamiljari Valbon Poroshtica për arbresh.info, rrëfen gjendjen e tij shëndetësore dhe kushtet në të cilat tash e sa vite kjo familje është duke jetuar.
‘Jetoj me kushte të rënda ekonomike, jam i smut dy herë jam i operum, tani prapë e kam me hy në operim, gruan e kam të operume prej reume dhe unazave, e kam një vajzë tetë vjeçare, shpijnë ma qysh pë shihni, kjo është e vjetër”, tha Poroshtica.
Të ardhura nuk kanë, madje një social që kanë pasur u është ndalur.
“Social jemi kanë tu marr po na kanë ndal se gruja u shku për me kthy permi vete edhe naj kanë ndal tash për momentin s’kem kurrgjë, nuk kem të ardhura kurrgjë veç dikush kush na ndihmon. Në ramazan për vitra na kanë dhanë do pare jena mundu pak me rinovu shtëpinë se u kanë krejt llom katastrofë”, shpjegoi ai.
Dëshira për të punu është e madhe, por shëndeti i tij tash e një vit i’a ka pamundësuar atë.
“Kam punuar në Viva Fresh para operimit tash ma nuk jam për punë, se nuk po kam qejf me dalë nëpër portale, televizione po s’kam mundësi nuk kam ku i marrë se ma qejf kam me punu se me bë qeto se marre është me pa dikush po çka me bë”, tha Poroshtica.
Në këto kushte dimri për familjen Poroshtica do të jetë i vështirë.
Disa nga drutë ia kanë dhënë të tjerët, por që këto nuk mjaftojnë që t’i bëjë ballë këtij dimri.
“Asnjë dru skam mujt me siguru m’i kanë falë do para dy jave do tjera pram m’i kanë fal, nuk e besoj që tërë dimrin me qeto që e kaloj, po duhet me shty diqysh, kërkojë ndihmë me më ndihmu”, tha ai.
I sëmur nga ulcera (i thati në lukth), Valboni ka një terapi që duhet ta përdor, në pamundësi për t’i blerë barnat. Ai detyrohet të kërkojë të holla nga familjarët pasi që dhimbjet thotë se janë të papërballueshme.
“Me të thanë drejtën te halla jem i kam marr paratë për m’i ble se m’kapin dhimt e madhe dhe ma nuk pata çka me ba se nuk disha çka me ba po tash kam mbet prapë pa ilaçe”, tha ai.
Poroshtica asnjëherë nuk i është drejtuar institucioneve të shtetit apo edhe komunë së Prishtinës për ndihmë, pasi që, sipas tij, nuk do ta ndihmojnë.
Një herë ka kërkuar bashkëshortja e tij për pako ushqimore, por që asnjëherë kjo pako nuk i ka arritur.
“Nuk kam kërku as në komunë, as në shtet se e di që nuk me ndihmojë se ata veç kërkojnë vota e ma nuk të njohin. Ka qenë gruaja në komunë, kur e kam pas kovidin edhe më kanë thanë që ta bimë një pako, nuk kanë pru asgjë as s’ju ka interesu, veç populli na kanë pru hargj jo prej shtetit asnjëherë”, rrëfeu Poroshtica.
Këto kushte jo të mira për jetesë po i përjeton më e vogla e kësaj familjeje, vajza tetë vjeçare e Valbonit, e cila shpeshherë nga bullizimet e shumta nga shoqet dhe shokët e klasës ka refuzuar të shkojë në shkollë.
“Çdo ditë i kanë thanë, bile nuk rrinë me të, i kanë thanë ti nuk ki, ti s’ke kurgjo, ti po del nëpër gazeta, televizione, ti je fukare, vjen qetu qanë, librat ja japin në shkollë po tjerat sene çka i mungojnë s’po kam mundësi me ja siguri. Veshmbathje kush t’i bjen najherë se jo valla, mundohet me msu po masi si ka edhe kushtet edhe po priton, po i pengojnë bile edhe sot nuk dojke me shku s’po du thojke me shku se po më ngucin shoqet, po me thonë gjithçka”, tha ai.
Ndihmë të vetme për vajzën ka treguar mësuesja e saj.
“Mësuen e falënderoj shumë se i ka ndihmua shumë, e dinë gjendjen tonë”
Valboni në fund fare përmes syrit të kamerës sonë ka disa fjalë për të gjithë ata që duan të ndihmojnë atë.
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...
Mjegullë në “Rrugën e Kombit”, Policia shqiptare apelon për ...
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...