Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqytetit

18:07 | 29 Mars 2026
E.H

Një pjesë e konsumatorëve në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me energji elektrike si pasojë e një shembjeje dheu në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, e cila ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike.

Sipas njoftimit zyrtar nga KOSTT, nga kjo situatë është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin 110 kV, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me energji për konsumatorët që mbulohen nga nënstacioni NS Prishtina 6.

Ekipet teknike të KOSTT-it, në bashkëpunim me KEDS, ndodhen aktualisht në terren dhe janë duke punuar intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike në kohën më të shkurtër të mundshme.

LEXO EDHE:

Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “Don Shftejën Kurti” në kryeqytet

Shpërndaje në rrjete sociale