Federata e Futbollit e Turqisë ka publikuar programin zyrtar të ekipit të tyre për ndeshjen ndaj Kosovës, me turqit që kanë vendosur të mos bëjnë stërvitje në “Fadil Vokrri”.
Të hënën, kombëtarja turke zhvillon stërvitje paradite në qendrën e saj stërvitore, ndërsa më pas udhëton drejt Prishtinës.
Në orën 18:00 është planifikuar një ecje e lojtarëve në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa në 18:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare për shtyp, ku do të paraqiten përzgjedhësi Vincenzo Montella dhe një lojtar nga ekipi turk.
Takimi mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 dhe vendos një skuadër për në Botërorin 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kujtojmë se në të njëjtën mënyrë ka vepruar edhe Kosova në dy udhëtimet e fundit në Slloveni dhe Sllovaki, ku ka kryer stërvitjet në “Fadil Vokrri”, derisa një ditë para ndeshjes vetëm ka dal të shoh fushën në të dyja rastet./Arbresh.info
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...
Haxhiu falënderon mërgatën që u regjistrua për të votuar: Më...
Avokati i Thaçit kritikon ashpër Specialen: Për 5 vjet e gjy...
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...