Një shtetas serb është arrestuar në Kamenicë pasi dyshohet se ka kontrabanduar mall ilegalisht nga Serbia në Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari kishte të ngarkuar në traktor ushqim për peshq, vlera e të cilit llogaritet të jetë rreth 10.000 euro, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor.
“Kamenicë / 08.09.2025 – 20:20. Njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Vlera e mallit llogaritet rreth 10.000 €. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Arbresh.info
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...