Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka suspenduar nga puna infermierën M.O.
Krejt kjo pas rrëfimit të Adnan Hysenit në emisionin e mbrëmshëm Debat Plus.
Hyseni tha mbrëmë se infermierja i kishte kërkuar 48 euro për barna që kushtonin 5 euro. Duke rrëfyer për rastin e vëllaut të tij tashmë të ndjerë, ai foli edhe për mjekë të tjerë dhe mënyrën se si ata i trajtojnë pacientët.
Deklarata e dhënë mbrëmë në RTV Dukagjinit, nga Adnan Hyseni vëllau i Avni Hysenit i cili ndërroi jetë në QKUK si pasojë e gjakderdhjes në tru, ka ngjallur reagim nga SHSKUK-ja.
Mësohet se pas deklaratës së Adnan Hysenit se një infermiere e QKUK-së i kishte kërkuar 48 euro për barna që kushtojnë 5 euro, Zyra e Koordinatores së Infermjerisë e ka dërguar në Komision Disiplinor M.O, infermiere në Mjekimin Inteziv Qëndror.
Pas intervistës dhe deklaratës së saj me shkrim, është vendosur që ajo të suspendohet nga puna.
Lidhur me këtë rast ditëve në vazhdim është paralajmëruar se pritet të merren masa edhe ndaj personave të tjerë.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...