Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar raportin e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare të QKUK-së gjatë vitit 2022, ku janë realizuar 1 mijë e 202 e ndërhyrje kirurgjike, sipas raportit vjetor të punës.
“Janë kryer 316 vena varikoze, 102 urëzime (bypass) në ekstremitete, 44 intervenime në arteriet e qafës (karotide), 21 zgjerime të aortës abdominale (aneurizma) dhe 251 fistula arterio-venoze. Për 12 muaj, janë kryer edhe 468 operacione të llojeve tjera si: intervenime për shkak të lëndimeve të enëve të gjakut, ekscizione të tumoreve dhe malformacioneve vaskulare, vendosje të porteve për kimioterapi, operacione në gjëndrën tiroide dhe operacione për shpute diabetike”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në ambulancën Specialistike të Kirurgjisë Vaskulare janë bërë 8 mijë e 164 vizita, derisa në klinikë kanë qenë të shtrirë 1 mijë e 405 pacientë për trajtim.
“Klinika e Kirurgjisë Vaskulare ka arritur të zvogëlojë listën e pritjes të operacioneve për vena varikoze dhe ka bërë plane për ngritjen e kapaciteteve për kirurgji endovaskulare”, njofton ShSKUK./arbresh.info
Endri befason me deklaratën, kënga dedikuar Benitës ka të bë...
Nxënësit e jashtëzakonshëm të Kosovës kthehen me 30 medalje ...
Rama: Shqipëria nuk do të paguajë 1 miliard euro për Bordin ...
PDK: Vota e qytetarëve është e shenjtë, çdo cenim i saj ësht...
Mbi 6 mijë të huaj morën leje pune në Maqedoninë e Veriut vi...
Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: Procesi i këty...