Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës i ka bërë thirrje publike Komunës së Prishtinës dhe institucioneve të tjera të bëjnë zgjidhje për problemin me qentë endacakë.
Përmes një njoftimi nga SHSKUK-ja thuhet se prania e qenve endacakë në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), vazhdon të paraqes shqetësim për stafin, pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë këto hapësira.
Në njoftimin e tyre thuhet se duke marrë parasysh faktin se me legjislacionin në fuqi, ShSKUK, nuk ka kompetencë të trajtojë këtë çështje, disa herë i jemi drejtuar Komunës së Prishtinës, përfshirë edhe ditën e sotme që është përsëritur kjo kërkesë.
Mes tjerash ShSKUK, në kërkesë ka kërkuar që me prioritet të trajtohen qentë endacakë në oborrin e QKUK, meqë ka frekuentim të madh të pacientëve, familjarëve dhe qytetarëve të tjerë.
“Komunës i është kërkuar që të ofrojë zgjidhje të shpejtë, qoftë përmes strehimoreve, apo trajtimit të tyre.Andaj, edhe përmes këtij apeli publik, i bëjmë thirrje Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...