Menjëherë pas publikimit të lajmit se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Shqipërisë të dëbojë diplomatët rusë, për shkak të çështjes së helmimit të ish-spiunit rus në tokën britanike, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Përmes një deklarate për media, kjo Ministri njofton se këtë të hënë, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Shqipëri, Aleksandër Karpushin, është thirrur në ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.“Aty, atij iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”, thuhet në deklaratë, shkruan Top Channel.
Më herët, Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve rusë pas helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe.Shtetet e Bashkuara urdhëruan gjithashtu mbylljen e Konsullatës ruse në Seattle, sipas agjencisë “Reuters”. Në SHBA, 48 diplomatë rusë thuhet se strehohen në Ambasadën e Federatës Ruse, ndërsa të tjerët janë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...