Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, në emër të Grupit Parlamentar i ka uruar qytetarëve, familjarëve të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të saj ditët e çlirimit, e dëshmorëve i ka shprehur lavdi të përjetshme.
“Institucionet nuk e kanë bërë punën e mjaftueshme që memoria historike ta ketë mirëmbajtjen më të mirë të mundshme. Flamuj kombëtar të grisur nga era, bar i thatë në varreza, lule të kurorave të shpërndara gjithandej po pllaka të thyera. Për shoqërinë tonë janë plagë më të rënda se sa ato që morën në luftë. Asgjë nuk do të duhej të na ndalte që këto të mos ishin të shlyera. Asnjëherë nuk është i tepër angazhimi që kujtesa historike për luftën për liri dhe kujtimi për të rënët të jetë sa më i dinjitetshëm.
Ajo ka bërë thirrje që të mirëmbahen nëpër Kosovë me dinjitet këto vende./arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...