Një zjarr është përhapur në një kodrinë në Vushtrri ku më pas është dëgjuar një shpërthim-detonim, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë shikimit të vendit është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm, shkruan Arbresh.info.
Rasti është nën hetime.
“Vushtrri / 07.09.2025 – 10:09. Pas raportimit lidhur me një zjarr në një kodrinë është dëgjuar një shpërthim-detonim. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është vërejtur një gropë ku janë gjetur edhe disa pjesë të armëve dhe municionit si: dy karikatorë të armëve, disa këllëfë të armëve, një shufër metalike dhe municion i ndryshëm. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...
Tahiri: Këtu jemi, s’kemi në plan të largohemi