Një shpërthim i një mjeti shpërthyes është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Epiri” në Prishtinë.
Sipas policisë, njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është kryer ekzaminimi i plotë i zonës.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk është raportuar për persona të lënduar, megjithatë janë shkaktuar dëme materiale.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është nën hetime nga autoritetet përkatëse.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në fazën fillestare dhe nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me motivin apo autorët e mundshëm të ngjarjes.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Rr. Epiri, Prishtinë 21.07.2025-02:43. Më datën dhe kohën e lartcekur është raportuar për një shpërthim të një mjeti shpërthyes. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes. Nuk ka pasur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...