Një person është arrestuar në Lipjan pasi që dyshohet se ka shpërndarë materiale me qëllim të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
I dyshuari, u arrestua pas zbardhjes së rastit nga ana e autoriteteve.
Në kuadër të hetimeve, policia ka sekuestruar telefonin e të dyshuarit si provë materiale, ndërsa me me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Lipjan / 05.12.2024 – 11:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në cilësi të provës materiale është sekuestruar telefoni i të dyshuarit, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...
Hargreaves takon studentët e rikthyer nga Mbretëria e Bashku...
Një person humb jetën nga përmbytjet në Greqi
Tensionet në Lindje të Mesme, Konjufca: Hormuzi duhet të rih...
Tre kandidatë për ta zëvendësuar Gatusson në stolin e Italis...
Shkaku i një mesazhi në rrjetet sociale, arrestohet deputetj...