Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka hedhur poshtë raportimet se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është bashkuar ekipit negociator të Fatmir Limajt.
Sipas saj, secili subjekt politik duhet të sillet me përgjegjësinë që kërkohet në këtë proces të rëndësishëm. “…dhe ta merr përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet politike”, ka deklaruar ajo.
Postimi i plotë:
Lajmi i sotëm që po qarkullon nëpër media të caktuara, se “kryetari i Partisë Socialdemokrahhte, Shpend Ahmeti do të bëhet pjesë e ekipit negociator të Kosovës si zëvëndës i Fatmir Limajt”, nuk është i saktë.
Njoftojmë publikun se Partia Socialdemokrate nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik parlamentar, lidhur me çështjen e dialogut.
Dialogu me Serbinë nuk mund të jetë vullnet i një njeriut. Përfshirja e Kuvendit të Republikës dhe e partive politike është e domosdoshme që Kosova të ketë përfaqësim dinjitoz dhe të mirëpërgatitur, në dialogun me Serbinë.
Koalicioni qeverisës duhet ta krijojë hapësirën e duhur përfaqësuese e vendimmarrëse për opozitën dhe shoqërinë civile. Secili subjekt politik duhet të sillet me përgjegjësinë që kërkohet në këtë proces të rëndësishëm. Dhe ta merr përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet politike.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin