Policia ka kërkuar bashkëpunim për kapjen e Isen Kurtit, 19-vjeçarit të dyshuar për tentim vrasjen në Gjakovë, ku aksidentalisht u plagos një e mitur.
Në njoftimin e policisë thuhet se përkundër thirrjes policore dhe kërkimit në disa lokacione, i njëjti nuk është përgjigjur thirrjes dhe gjindet në arrati.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura”.
“Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë qendra
Bajrami: Mosdalja në votime protestë qytetare – është koha t...
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora