Shorti i kompeticionit kryesor evropian është hedhur këtë pasdite në Monaco.
Shorti i fazës grupore të UEFA Ligës së Kampionëve është hedhur sot (e enjte) në Grilamdi Forum të Monacos, shkruan portali arbresh.info.
Pjesëmarrja e pesë skuadrave nga Premierë Ligë e Anglisë ka ndodhur për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni.

Francesco Totti, i cili sezonin e kaluar i dha fund karrierës së tij, ka pranuar çmimin e presidentit nga UEFA pas arritjeve të jashtëzakonshme me klubin e tij të vetëm – AS Roma
“Është kënaqësi për mua t’iu njoftoi që çmimi i presidentit për këtë vit shkon te Francesco Totti. Francesco nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, një idoll i mijërave fëmijëve – dedikimi i tij sjell një respekt të madh nga ana ime dhe nga ana e UEFA-së”, ka thënë presidenti Aleksander Ceferin.

Portieri i sezonit UEFA Liga e Kampionëve 2016/17 i takoi legjendarit Gianluigi Buffon. 39-vjeçari është lojtari më i ri dhe më i vjetër që ka marrë këtë çmim.
“Jam vërtetë i kënaqur që kam marrë këtë çmim në këtë moshë! Nëse këtu ekziston një sekret, atëherë do të vazhdojë të qëndrojë i uritur dhe qesharak. Kjo është mënyra e vetme që unë di se si të vazhdojë të luaj në një top nivel”, tha Buffon.

Mbrojtësi i sezonit 2016/17 në UEFA Ligë të Kampionëve është zgjedhur Sergio Ramos.

Mesfushori i sezonit 2016/17 në UEFA Ligë të Kampionëve është zgjedhur Luka Modric.

Sulmuesi i sezonit 2016/17 në UEFA Ligë të Kampionëve është zgjedhur superylli Cristiano Ronaldo.
Rezultati final i shortit në UEFA Ligë të Kampionëve 2017/18 :
Grupi A: Benfica, Manchester United, Basel, Moscow;
Grupi B: Bayern Munich, Paris Saint Germain, Anderlecht, Celtic,
Grupi C: Chelsea, Atletico Madrid, AS Roma, Qarabag,
Grupi D: Juventus, Barcelona, Olympiacos, Sporting;
Grupi E: Spartak Moskva, Sevilla, Liverpool, NK Maribor;
Grupi F: Shakhtar Donetsk, Manchester City, Napoli, Feyenoord;
Grupi G: Monaco, Porto, Besiktas, RB Leipzig,
Grupi H: Real Madridi, Borussia Dortmund, Tottenham, APOEL Nicosia;

Gianluigi Buffon, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin tre të nominuarit për çmimin UEFA Lojtari i Vitit 2016/17.
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/900765863938330624
Superylli i Real Madridi, Cristiano Ronaldo është zgjedhur UEFA Lojtari i Vitit 2016/17./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...