Shoferi godet për vdekje këmbësorin në Pejë, arrestohet nga Policia

09:00 | 29 Maj 2026
E.K

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mëngjes në Pejë.

Sipas Policisë, një shofer dyshohet se duke mos iu përshtatur shpejtësisë ka goditur një këmbësor që po kalonte rrugën.

Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

-Pejë / 28.05.2026 – 08:25. I dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore, dyshohet se duke mos iu përshtatë kushteve të rrugës (shpejtësisë) godet këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili në atë moment kishte qenë duke e kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Arbresh.info