Për shkak të mbingarkesës në trafon e KOSTT-it, KEDS-i ka njoftuar se ka shkyçje emergjente të energjisë elektrike në Gjakovë e disa fshatra të saj si dhe në disa fshatra të Rahovecit.
“KEDS Sh. A njofton se për shkak të mbingarkesës në trafon e KOSTT-i, sot, më 04.07.2017 NS 35/10 kV Xërxa do të kalohet me furnizim në LP 35kV Gjakova prej orës 12:00 deri në orën 12:10:, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
Sipas njoftimit disa fshatra do të mbesin pa rrymë për një kohë të caktuar.
“Gjatë kohës sa do të zgjasin manipulimet në kalimin e Xërxës me furnizim nga LP35kV Gjakova 1 pa furnizim me energji elektrike (dhjetë minuta) do të mbesin: Xërxa, Bellacërka, Gexha, Radosti, Ratkoci, Xërxa (një pjesë), Çifllaku, Denja, Dobidoli, Guri i Kuq, Kazniku, Kramoviku, Polluzha, Rakovina, Ratkoci (një pjesë) dhe Sopniqi. Arsyeja e ndërprerjes: Shkyçje emergjente për shkak të ngritjes së temperaturave në T1 të NS 110/35/10kV Rahoveci për shkak të mbingarkesës në trafon e KOSTT-it”, thuhet në njoftimin e KEDS-it/Arbresh.info/
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari