Gazeta “The American Interest” i ka kushtuar një artikull të gjerë gjendjes në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë raport flitet për secilin shtet veç e veç, duke theksuar rëndësinë që e ka për këtë zonë, integrimi në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net
Gazeta shkruan se Amerika beson që e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në BE, por problemi është se këta të fundit nuk janë plotësisht të gatshëm të marrin shtete të reja ballkanike, pas anëtarësimit në këtë organizatë të Kroacisë dhe Sllovenisë.
“Brexit, kriza e migrantëve, rritja e ndjenjës anti-evropiane, në vitet e fundit kanë tronditur themelet e BE-së, duke vonuar aderimet e reja, madje duke lënë në varfëri shumë shtete që kanë synime evropiane”, thuhet në artikull.
Vend të theksuar në këtë raport zënë edhe deklaratat e Edi Ramës për Shqipërinë e Madhe, dhe gjithashtu edhe rritja e ndikimit rus dhe turk në vendet e Ballkanik.
Gazeta ka vlerësuar edhe gjendjen në Kosovës. Jepen detaje për jetesën e serbëve, dhe mundësinë eventuale të shkëmbimit të territoreve.
“Në Kosovë, serbët e Mitrovicës duan të bashkohen me Serbinë, ashtu sikur shqiptarët në Preshevë. Megjithatë shkëmbimi i Mitrovicës me Preshevën do të shkakonte luftë për territor” shkruan gazeta.
“Evropa po përballet me një zgjidhje të vështirë. Ose ta ruajë ballkanin nga ndikimi rus, ose ta ruajë nga ekstremizmi islamik”, përfundon raporti.
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...