Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë sot do jetë nikoqir i marshit “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.
Organizatorët kanë paralajmëruar një pjesëmarrje masive, që sipas tyre mund të tejkalojë 200 mijë qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare.
Marshi synon të shprehë qëndrimin kundër procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa organizatorët e cilësojnë si një tubim paqësor dhe gjithëpërfshirës, me mesazhin kryesor për drejtësi të paanshme.
Programi do të përfshijë aktivitete muzikore, përfaqësues të kategorive të ndryshme të shoqërisë përfshirë sindikata, artistë, mësimdhënës, mjekë dhe përfaqësues të bashkësive fetare.
Për mbarëvajtjen e tubimit janë angazhuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe strukturat emergjente, ndërsa transporti i organizuar me autobusë nga të gjitha komunat pritet të lehtësojë ardhjen e qytetarëve në kryeqytet.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...