Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, njofton për shërimin e tij nga koronavirusi, pas tri javësh përballje me të.
Ai thotë se nga COVID-19 është shëruar edhe bashkëshortja, dhëndri dhe nipi i tij.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur familjarë, miq, dhe dashamirë,
Pas tri javësh përballje me virusin Covid 19, me lehtësim ju informojë se arritëm që së bashku me bashkëshorten, nipin e dhëndrrin ta tejkalojmë këtë sprovë serioze shëndetësore.
Më lejoni që me këtë rast të falenderojë çdonjërin prej jush për urimet dhe lutjet të cilat më kanë shoqëruar gjatë tërë kohës së trajtimit. Zoti i Madhërishëm ju shpërbleftë dhe nderoftë për këtë kujdes fisnik e unë ua kthefsha për të mirë.
Ju përshëndes me falenderimet më të përzemërta dhe urimet për shëndet të plotë e mirëqenie në familjet tuaja.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...