Jemi përqendruar te Rusia, por shërbimet më të mëdha që po veprojnë kundër interesave shqiptare janë shërbimet greke dhe serbe.
Kjo ishte deklarata e Dritan Goxhajt, ekspert sigurie në një intervistë për Euronews Albania. Ai tha se për këto shërbime nuk flitet fare, vetëm sepse fokusi është te rusët në Gramsh.
“Ne sot po flasim për tre blogerë që u kapën me kamera dhe dronë, ndërkohë që kemi sinjalizime të pafundme në gjithë jugun e Shqipërisë, që shtetas grekë kanë hyrë duke bredhur gjatë gjithë kufirit të Republikës së Shqipërisë, kanë paraqitur dhe fotografime dhe filmime në faqen e tyre të Facebook-ut të pajisur dhe me mjete që bëjnë matje dhe asnjëherë deri më sot nuk është marrë asnjë masë ndaj këtyre personave”, u shpreh Goxhaj.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.
Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...