Të gjithë klientët e kompanisë Kujtesa nga sot mund të paguajnë pa provizion faturat për shërbimin TV kabllor dhe internetit në sportelet e Postës së Kosovës.
Marrëveshja mes Postës dhe Kujtesës është nënshkruar nga udhëheqësit e dy kompanive, Sejdi Hoxha dhe Artan Metaj.
Klientëve të Kujtesës kjo marrëveshje iu mundëson të paguajnë faturat afër vendbanimeve të tyre, çdo ditë, në cilëndo nga mbi 150 zyra postare të shtrira anekënd Kosovës.
Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe Drejtori i shitjes Artan Metaj janë shprehur të kënaqur që përmes këtij projekti të përbashkët qytetarëve po u ofrohet një shërbim cilësor.
“Ne gjithnjë kemi pasur qëllim që në sportelet e Postës të paguhen të gjitha faturat për shërbimet e qytetarëve të Kosovës dhe në këtë drejtim kemi arritur sukses të madh. Qytetarit i është mundësuar të kryej pothuajse çdo pagesë në një vend të vetëm”, ka deklaruar Hoxha.
Artikull i sponsorizuar

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës