Në rrugën në fillim të “Veternikut” zhavorri nën asfalt ka filluar të shembet dhe është duke u krijuar gropë, e cila mund të shkaktojë rrezik për makinat në lëvizje.
Kallxo.com ka kontaktuar Ministrinë e Infrastrukturës për të parë se a e kanë në plan për ta rregulluar këtë pjesë të rrugës.
Skënder Gashi, drejtor i Menaxhimit të Rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës, tha se kjo pjesë është kompetencë e ministrisë. Megjithatë, ai ka lajmëruar se nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim shkaku që Komuna e Prishtinës do ta ndërtoj një kolektor në atë pjesë të qytetit.
“Rruga Prishtinë – Ferizaj – Hani i Elezit, është kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, por Komuna e Prishtinës, duhet të ndërtojë një kolektor për trajtimin e ujërave të zeza dhe për atë arsye ne nuk kemi mundur me ndërmarrë veprime për atë gjendje në rrugë”, tha Gashi.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Miranda Mullafazliu, nga zyra për marrëdhënie me publikun në Komunën e Prishtinës.
Sipas saj Komuna e Prishtinës do ta trajtoje këtë pjesë të shembjes, kur fillojnë punimet për ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”.
“Rruga në hyrje të Veternikut është rrugë rajonale dhe është në kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës. Megjithatë, Komuna e Prishtinës do ta trajtoje këtë pjesë të shembjes, në momentin kur fillojnë punimet për ndërtimin e kolektorit në lagjen Kalabria”, tha Mullafazliu. /KALLXO.com/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...