Shefja e misionit të tejkaluar të UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Zijadeh tha se situata në veri të Kosovës është serioze, sidomos pas sulmit në Bansjkë të Zveçanit, më 24 shtator.
Ajo mes tjerash tha se pati shkëmbime zjarri mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur, ku për pasojë u vranë katër veta, një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre të tjerë.
Sipas saj gjendja e sigurisë në veri të Kosovës që nga 24 shtatori është ngritur në mënyrë të qëndrueshme.
Masat de-eskaluese, sipas saj, janë kritike për të ulur tensionet dhe në këtë drejtim, derisa shfaqi shpresën se me ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë dialogu do të marrë rrugëtimin të drejt.
“Nuk ka zhvillim të qëndrueshëm pa paqe dhe nuk ka paqe pa zhvillim të qëndrueshëm”, deklaroi ajo, derisa shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe iniciativa të integrimit në të gjitha reformat duhet të jenë të mirëpritura./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira