Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, ka ofruar dorëheqjen nga posti që mban.
Kështu ka thënë ministri i Drejtësisë i Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejt, në emisionin “Pressing” në televizionin T7.
Ofrimi i dorëheqjes së Gashit vjen pas kërkesës së kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, që ai ta lirojë postin, pas skandalit me dëbimin e gjashtë shtetasve turq.
“Zoti Gashi ka ofruar edhe vetë dorëheqejen për ta liruar rrugën për çfarëdo vendimi që do të merret për të. Ai ka qenë i sinqertë dhe i gatshëm”, ka bërë të ditur Tahiri.
“Ka thënë se jemi i gatshëm të hapi rrugë për çkado që duhet dhe ka nevojë. Ai ka thënë se pas kësaj që ka ndodhur nuk dëshiron të jetë edhe pengesë për vendime të ardhshme”, ka treguar Tahiri.
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...