Përveç reagimit në “twitter” të Sekretarit Amerikan Antony Blinken, Departamenti Amerikan i Shteitit kanë lëshuar edhe një komunikatë zyrtare për media përmes të cilës kanë dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës.
Departamenti Amerikan i Shtetit potencon se veprime të tilla të Qeverisë së Kosovës janë ndërmarrë kundër këshilltave të SHBA-së dhe BE-së.
Tutje Washingtoni zyrtar potencon se veprime të tilla kanë përshkaëllzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet në veri të vendit duke minuar përpjekjen e SHBA-së për të ndihmuar procesin dhe theksojnë se veprimet e sotme do të kenë pasoja të pariparueshme në raportet mes SHBA-së dhe Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të ashpër dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, thuhet në reagim.

lexo edhe:
Tensionet në veri, Blinken i bën thirrje Kurtit “të ndalojë menjëherë masat e dhunshme”
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër