Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar si të rëndësishëm skanerin “RAPI Scan” të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u inauguruar në pikën kufitare në Merdare.
Ai ka theksuar se ky investim do të rrisë sigurinë ndërkufitare dhe është dëshmi e partneritetit të fortë mes Kosovës dhe SHBA-së.
Sveçla ka theksuar se sigurimi i kufirit është një shtyllë themelore e sigurisë kombëtare dhe funksionimit të shtetit ligjor.
Sipas tij, investimet në teknologji moderne, infrastrukturë dhe burime njerëzore janë kyçe për menaxhimin efektiv dhe të qëndrueshëm të kufirit.
“Ruajtja e sigurisë mbetet një nga prioritetet kyçe të institucioneve të Republikës së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit dhe ligjit, mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe garantimit të sigurisë për të gjithë qytetarët. Sigurimi i kufirit përbën një shtyllë themelore të sigurisë kombëtare dhe funksionimit të plotë të shtetit ligjor. Investimet në teknologji moderne, infrastrukturë dhe burime njerëzore janë elemente kyçe për një menaxhim efektiv dhe të qëndrueshëm të kufirit. Në këtë drejtim, jam shumë i lumtur që në pikën kufitare në Merdare po inaugurojmë skanerin RAPI Scan, i cili vjen si donacion nga SHBA. Ky donacion përbën jo vetëm një avancim të rëndësishëm teknologjik, por edhe një dëshmi konkrete të partneritetit të fuqishëm dhe të qëndrueshëm mes Kosovës dhe SHBA-së”, u shpreh Sveçla.
“Kapacitetet e reja, si ky skaner, rrisin ndjeshëm aftësinë e institucioneve për parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin efektiv të kërcënimeve ndërkufitare. Ato mundësojnë kontroll më të avancuar dhe më të besueshëm të kufirit, reagim të shpejtë në situata të ndjeshme dhe ndërhyrje të koordinuar në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet ndërkombëtare të sigurisë. Kjo mbështetje për institucionet tona do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e luftës kundër veprimtarive të paligjshme, si kontrabanda me mallra, armë, narkotikë dhe qenieve njerëzore që cenojnë sigurinë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, tha ai./Arbresh.info

IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League