Janë bërë gati 10 muaj që Kosova ushtron taksë doganore 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Ministri në largim i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kishte thënë se vendosja e taksës ishte bërë me qëllim për të “fuqizuar prodhuesit vendorë” dhe ekonominë e Kosovës.
Pavarësisht thirrjeve të shumta nga ndërkombëtarët dhe disa politikanë vendor për heqjen e taksës, ajo ende mbetet në fuqi. Shala thotë se ky vendim duhet të mbetet në fuqi edhe pas zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen në tetor.
“Taksa 100% duhet të vazhdon të mbetet derisa nuk eliminohen arsyejet të cilat na kanë detyruar që të marrim një vendim të tillë. Ky është vendimi që kemi marrë si Ministri, por është edhe qëndrim i Nismës. Pra edhe nëse jemi në eksekutivin e ardhshëm qeveritar kjo taksë do të mbetet” deklaroi Shala për Indeksonline.
Ndërkohë, ditë më parë pro taksës doli edhe Isa Mustafa pasi fitoi mandatin e tretë si kryetar i LDK-së.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...