
Serbian and Kosovo flag, conflict concept
Kosova në pjesën e dytë të vitit 2022 do të ketë përshpejtim drejt marrëveshjes finale me Serbinë, potencoi eksperti i sigurisë dhe njohësi i rrethanave politike në vend, Drizan Shala.
Shala për Tëvë1 tha se takimi i ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me “Ekipin e Unitetit” të viteve 2006 – 2007 erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë ndaj qeverisë Kurti.
Madje, sipas Shalës ky takim nuk ishte vetëm sinjal, por edhe një mesazh për Qeverinë Kurti.
Më tej, Shala tha se në pjesën e dytë të këtij viti mund të ketë avancim drejt arritjes së marrëveshjes..
“Kosova në pjesën e dytë të këtij viti do të ketë një impakt dhe përshpejtim të arritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur parasysh qëndrimin, orientimin, diskursin e krijuar nga qeveria aktuale nuk pritet që kjo të ndryshojë. Me këtë gjë Bashkësia Ndërkombëtare nuk është e kënaqur, pra me këtë ngurtësi të qeverisë aktuale, atëherë filluan presione të ndryshme, përmes takimeve joformale që të diskutohet se si qëndron disponimi i subjekteve politike në Republikën e Kosovës”, tha ai në emisionin “Infonata” në Tëvë1.
Shala tutje tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar edhe më herët sinjale qeverisë Kurti 1, gjë e cila vazhdon edhe tani.
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një ...
Haxhiu: Gjetjet e CERD-it konfirmojnë diskriminimin ndaj shq...
Kvaratskhelia, makina e golave dhe asistimeve që po bën hist...
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...
Petrit Hajdari largohet nga drejtimi i PDK-së në Drenas
Al-Khelaifi: Enrique është me të vërtetë trajneri më i mirë ...