E ashtuquajtura Zyre për Kosovën në qeverinë serbe ka lëshuar një njoftim ku thuhet se puna në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak nga ana e Serbisë do të vazhdojë të hënën e 4 tetorit nga ora 08:00 e mëngjesit.
Periudha deri në fillimin e zbatimit të pikës së dytë nga marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave do të shfrytëzohet për përgatitjen e plotë operacionale dhe logjistike të zyrtarëve të Beogradit për aplikimin e afisheve (stickers) te këto pikëkalime, shkruan KoSSev.
Sipas njoftimit, puna në pikëkalimet kufitare do të pezullohet përkohësisht nga drejtimi i Serbisë nga pasditja e së shtunës deri në 08:00 të mëngjesit të së hënës për të bërë përgatitjet e nevojshme të sistemit për aplikimin e afisheve.
Nga e hëna, qytetarët që do të hyjnë brenda territorit të Republikës së Kosovës nga Serbia do të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave në të gjitha vendkalimet./arbresh.info/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund