Produktet e prodhuesve serbë nga Kosova nga nesër për herë të parë në mënyrë të organizuar do të gjenden në raftet e shitoreve në Serbi, transmeton Koha.net raportimin e agjencisë serbe e lajmeve, Tanjug.
Për fillim, sipas këtij burimi, në raftet e dyqaneve në Serbi do të jenë verërat dhe prodhimet e kooperativave bujqësore.
Ndryshe nga si ka qenë deri më tash, ndërmjetës do të jetë kompania shtetërore “Metohija”, citon Tanjug sekretarin shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë të Serbisë, Branimir Stojanoviqin.
Tash për tash ka marrëveshje për dale të organizuar në tregjet e Serbisë të tre prodhuesve nga Kosova, ndërsa më vonë do të jenë edhe më shumë.
“Këto produkte do të gjenden në rafte të posaçme të shitoreve, të cilat do të kenë shenja të posaçme se janë produkte serbe nga Kosova”, bën me dije Tanjug.
Në proces për plasimin e mallrave të tyre në marketet nëpër Serbi aktualisht janë edhe 20 prodhues nga Kosova, theksohet në shkrim.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë