Disa qindra serbë janë të pranishëm në manifestimin e Vidovdanit në Gazimestan, disa kilometra larg Prishtinës. Edhe sot disa prej tyre kanë provokuar me mbishkrime nacionaliste si dhe figura të kriminelëve serbë, Sllobodan Millosheviq dhe Ratko Mladiq.
Qytetarët e mbledhur mbanin të veshur bluza me mbishkrime “Kosova është Serbi” dhe flamuj të Serbisë. Këtë herë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Beogradit. Policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë për tubimin publik, si dhe ka garantuar siguri për pjesëmarrësit.

Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet