Nëna e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL e UÇK), Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i Gucatit, Musli Gucati, shkruan arbresh.info.
“Ai nuk do e fali veten e as ty po se mbajti fjalën që së bashku do e gëzoni lirinë, ai nuk do e fali veten e as ty po e djeg një dhimbje mos ia bëj dy. Gjyshe qëndro e fortë si çdo herë dhe bëje Hysnin ta mbajë premtimin e dhënë kur të takoj ditë me parë”, shkruan ai.
Ndryshe, më 27 maj të këtij viti ka vdekur babai i Hysni Gucatit, Avdullah Gucati, shkruan arbresh.info.
Aktualisht, Hysni Gucati, ndodhet i burgosur në Hagë, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg dhe gjobë 100 euro.
Më 18 maj Gucati bashkë me ish-bashkëluftëtarin e tij, Nasim Haradinajj u dënuan nga Gjykata Sepeciale e Kosovës në Hagë.
Gucati u shpall fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë. /arbresh.info/

Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...