Kandidati për deputet nga koalicioni “Lista për Familje”, Selim Pacolli, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e nipit të tij, Qendrimit.
Pacolli theksoi se do ta kujtojnë Qendrimin me dhimbje deri në fund të motit, duke i uruar atij që të jetë pjesë e banorëve të Xhenetit.
“QENDRIM, nipi im i mirë, plot 37 vjet luftë për jetë, tani pusho në paqe në botën e përtejme, andej ku dhimbjet nuk i ndëgjon më. Ngushëllimet më të sinqerta për motrën time Kadiren, dhandrrin Muharremin, Egzonën, Adelinën, Kushtrimin dhe të gjithë familjes Ajeti. Do të kujtojmë me dhimbje deri në fund të motit! Qofsh prej banorëve të Xhenetit InshaAllah. Varrimi do të bëhet nesër, me datë 8 Shkurtë 2025 në orën 12:00 në Strexoc – Komuna e Kamenices”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme
Ylber Ramadani, lojtari që ka vrapuar më së shumti në Serie ...
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet normalizimi i puni...